Nëse i keni këto shenja klinike, atëherë duhet të kërkoni ndihmë për testim nga koronavirusi

Të gjitha ata persona që kanë ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore.

Këto janë shenja klinike të koronavirusit.

Ndihmën e mjekut duhet ta bëni përmes numrit të telefonit 038 200 80 800. Mos shkoni tek mjeku, pa i pasur këto simotoma dhe pa telefonuar në këtë numër.

Disa pacientë mund të kenë dhimbje të fytit, rrjedhje nga hundët ose diarre.

Zakonisht këto simptoma janë të buta dhe fillojnë gradualisht, njofton Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Disa njerëz infektohen me virusin, por nuk shfaqin ndonjë simptomë.

Shumica prej njerëzve të prekur, rreth 80 për qind, shërohen nga sëmundja pa pasur nevojë për trajtim të veçantë.

Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme shëndetësore, si presioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës, diabeti, kanë më shumë mundësi t’iu rëndohet gjendja nga koronavirusi./mediafokus.info