Nëse ndalet rryma në supermarket zvicerane, pagesa e produkteve bëhet më vonë

Pa energji elektrike, transaksionet e pagesave elektronike nuk do të jenë të mundshme, duke bërë që Migros dhe Coop të vendosin plane emergjence, përcjell albinfo.ch.

Të dy zinxhirët vendosën që në rast të ndërprerjes së energjisë, klientët mund të marrin produktet e tyre me vete dhe të paguajnë për to më vonë.

Në Coop, “pagesat mund të shtyhen”, tha një zëdhënës. Kjo do të thotë se “duke dhënë të dhënat e tyre personale, klientët mund të paguajnë faturën brenda tre ditëve”.

Sa i përket Migros-it, ai shkoi deri në ngritjen e një ekipi kombëtar të menaxhimit të krizave dhe ofron “opsionin e pagesave offline në terminalet e pagesave në rast ndërprerjesh”, sipas zëdhënësit të kompanisë. Pagesa të tilla offline duhet të jenë të mundshme deri në një shumë të caktuar maksimale.

Shuma e borxhit do të ruhet në terminal dhe sapo të kthehet energjia elektrike, të dhënat transmetohen dhe faturohen.