Kosovari e vret me thikë të dashurën në sy të vajzës

Një shqiptar nga Kosova, i identifkuar si Liridon B., e ka therrur me thikë partneren e tij, duke e lënë të vdekur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Francë, në Hayange, Moselle.

Mediat atje shkruajnë se 23-vjeçari nga Kosova e ka qëlluar pesë herë me thikë partneren e tij, Stéphanie, në sy të vajzës së tyre, 4-vjeçe. Më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pavarësisht përpjekes së mjekëve, 23-vjeçarja nuk ia doli të mbijetojë nga plagët.

Autori i ngjarjes, i cili ndodhej në Francë me leje qëndrimi është një person i njohur për policinë për shkak të ngjarjeve në të cilat është përfshirë.

Christian Mercuri, prokurori publik i Metz, është shprehur se ai ka kryer më shumë se 20 vepra penale, në lidhje me dhunë dhe shpërndarje të drogës.

Shqiptari nga Kosova u la i lirë nga burgu më 12 maj dhe u vendos me një byzylyk të thjeshtë elektronik në arrest shtëpie.

Pak orë pasi vrau partneren e tij, ai u vu në pranga dhe tashmë ndodhet në paraburgim.