Lajm i mrekullueshëm: Virusi po prek fundin pas 14 muajve

Pas 14 muajsh, duket se epidemia po arrin në pikën fundore. Për herë të parë janë raportuar vetëm 6 raste të reja nga më shumë se 2 mijë testime të kryera, çka dëshmon për një përmirësim të ndjeshëm të situatës.

Tirana, e cila për muaj me radhë ka mbajtur peshën kryesore, duke regjistruar më shumë raste dhe spitalizime, për të dytën ditë në harkun e një jave nuk ka regjistruar asnjë rast pozitiv me COVID-19.

Në spitalet COVID po trajtohen 57 pacientë, 7 nga të cilët janë në terapi intensive.

Përmirësimi i situatës pritet të shoqërohet edhe me lehtësimin e masave anti-Covid.

Zv. ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha se është duke u marrë në konsideratë ndryshimi i orës policore si edhe heqja e maskës në ambientet e jashtme.