Nëse nuk dilni nga kutia ku jeni rritur, nuk do ta kuptoni se sa e madhe është bota
Një aktore, regjisore dhe humanitare amerikane, Angelina Jolie, është një emër me famë botërore në industrinë e Hollivudit.
Angelina është fituese e shumë vlerësimeve, duke përfshirë një çmim Oscar dhe tre çmime Golden Globe.
Për më tepër, ajo ka qenë disa herë në listë si aktorja më e paguar e Hollivudit.
Jolie është rritur nga dy prindër aktorë, por roli i saj kryesor si heroina e lojërave video Lara Croft në 2001, e bëri atë një nga aktoret më të kërkuara në Hollivud.
Përveç karrierës së saj në film, Jolie njihet edhe për përpjekjet e saj humanitare.
Angelina promovon kauza të ndryshme, duke përfshirë ruajtjen, edukimin dhe të drejtat e grave.
Sidomos si e dërguara e posaçme për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët, Jolie ka ndërmarrë mbi një seri misionesh në terren në kampet e refugjatëve dhe zonat e luftës.
Ajo ka vizituar vende si Sierra Leone, Tanzani, Pakistan, Afganistan, Siri, Sudan, Kosovë dhe së fundmi Ukrainën.
Angelina është nënë e 6 fëmijëve, 3 të adaptuar dhe 3 të tjerë janë fëmijët e saj biologjikë.
Më 4 qershor, Angelina Jolie kishte ditëlindjen e 47-të.


 
 
						 
						