S`jemi të rrezikuar vetëm nga COVID-19, po edhe nga gripi i shpendëve
Ishte paralajmëruar mundësia e përhapjes së viruseve tjera pas atij COVID-19. Madje, ekspertët kishin thënë se korona nuk do të jetë epidemia e vetme me të cilën po përballet njerëzimi.
Së fundmi janë konfirmuar rastet e para të gripit të shpendëve H5N8 te njeriu.
Mediat e huaja bëjnë me dije se 7 rastet e para janë zbuluar tek punëtorët e një ferme pulash, dhjetorin e kaluar, në jug të Rusisë, të cilët kanë informuar dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë.
Ndër të tjera bëhet me dije se rastet e para të gripit të shpendëve, të zbuluara nga studiuesit në Rusi, nuk kanë shenja të transmetimit midis njerëzve.
Ndërkohë punëtorët e infektuarit me H5N8, nuk kanë pësuar ndonjë pasojë serioze shëndetësore dhe që prej asaj kohe janë shëruar plotësisht.