‘Nëse shkon Kosova, çka na duhet jeta në tokë të huaj’

Llashtica sot ka dhembje të madhe. Dhembja e saj po zgjat 22 vjet, në pritje të drejtësisë për t`i ndëshkuar kriminelët.

22 vjet me parë, këtu u kryen krimet më të llahtarshme që mund t`i mendojë vetëm një e mendje e sëmurë. Këtu u vranë e u dogjën të gjallë civilë, fëmijë, gra e pleq.

Dhimbje sot kishte edhe në e familjen Selimi. Kryefamiljari Ali Selimi, i cili ishte kthyer nga Gjermania dhjetë e dite para bombardimeve, për ta mbrojtur Kosovën, ra në altarin e lirisë.

‘Para nisjes për në vendlindje, shokët i sugjeruan që të mos vinte në Kosovë sepse do të ketë luftë, por Ali .B Selimi, i vendosur, u tha atyre: Nëse shkon Kosova, atëherë çka na duhet neve jeta në tokë të huaj’.

Ja si e ka kujtuar kete dite familja Selimi ne Llashtice, e cila ka shkuar te varri per nderime:

Me rastin e 22 vjetorit të betejës së Llashticës, heroi jonë, prindi jonë, ALI B. SELIMI ra në altarin e lirisë të cilën sot të gjithë ne po e gëzojmë. Ku, 10 ditë para bombardimëve të NATO-s, erdhi nga Gjermania për të mbrojturë Kosovën, të cilën e deshti aq shumë, ku edhe jetën ia dhuroi.

Prej viteve të 90-ta, në Shtutgart të Gjermanisë, ishte në kontakt me heroin – Salih Çekun, ku me sugjerimet e tij posa arriti në vendlindje, në një fshat të Podujevës bleu automatikun i cili u përdorë gjatë vitit 1999, në Llashticë.

Para nisjes për në vendlindje, në stacionin e Shtutgartit, shokët i sugjeruan që të mos vinte në Kosovë sepse do të ketë luftë, por, ai – Ali B. Selimi, i vendosur u tha atyre: Nëse shkon KOSOVA, atëherë çka na duhet neve jeta në tokë të huaj, në Gjermani!’