Uka ishte shembull i një burri fisnik dhe të sinqertë

Para tri vitesh iku nga kjo botë gazetari dhe veprimtari Ukshin Zajmi. Atë e ka rikujtuar sot i biri Mentori, shkruan Mediafokus.info

Sot u bënë 3 vite pa prezencën tënde baba i dashur.

Kujtimet për ty ende janë të freskëta sepse ishe një person me një zemer të madhe.

Ishe dhe do të mbetesh shembulli i një burri fisnik, babai e gjyshi i dashur dhe mik i sinqertë për të gjithë ata që të njohën.

Kujtimi, malli dhe dashuria për Ty nuk do të shuhen kurrë!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për ty…

Ukshin Zajmi ndërroi jetë në moshë  70-vjeçe.

Ukshin Zajmi ka punuar për disa vite gazetar në Radiotelevizionin e Prishtinës (RTP), derisa pushteti i dhunshëm serb i dëboi shqiptarët nga mediumi publik.

Duke qenë i dashuruar në profesionin e gazetarisë, pas largimit nga RTP, Ukshini ka punuar e bashkëpunuar me gazeta, revista e mediume të ndryshme, përfshirë edhe televizionin lokal TV MEN.

Për shkak të angazhimeve të tij në strukturat e mbrojtjes civile, në vitin 1994 ishte arrestuar dhe dënuar me katër (4) vite burgim nga pushteti serb. /Mediafokus.info