Nesër dhe pasnesër transporti urban do të jetë falas

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër dhe pasnesër, më 21 e 22 maj transporti urban do të jetë falas.

Përmes një shkrimi në facebook, Komuna e Prishtinës tha se përdorimi i transportit urban është për të mirën e kryeqytetet.

“Të dashur qytetarë, Ju njoftojmë se nesër dhe pasnesër, me datë 21 dhe 22 maj, transporti me Trafiku Urban, do të jetë pa pagesë. Për të mirën e Kryeqytetit, ju inkurajojmë që sa më shumë të përdorni transportin publik dhe alternativ ”, thuhet në njoftim.