Nesër fillon “Java Kulturore Shqiptare” në Zvicër
Nesër, më 1 tetor fillon “Java Kulturore Shqiptare”, ku e gjithë vëmendja është për kulturën dhe kombin shqiptar në Zvicër.
Gjatë javës së parë të tetorit do të zhvillohen debate, ekspozitë, aktivitete kulturore, artistike, do të prezantohen libra, histori tradicionale shqiptare, programe muzikore, ndërkohë që do të jepen edhe shfaqje kulturore nga grupe të ndryshme artistike shqiptare.
Vlen të theksohet se hyrja lejohet për personat që janë të vaksinuar, të shëruar apo edhe të testuar negativisht nga virusi Covid. Platforma albinfo.ch është sponzor medial e këtij eventi kulturor.


 
 
						 
						