Poezia e Çun Lajçit: Uron Kurtin, lavdëron Pacollin, kritikon komandantët
Artisi i njohur kosovar, Çun Lajçi, si zakonisht, ka shkruar disa rreshta kushtuar seancës së sotme të Kuvendit të Republikës.
Përmes poezisë, të cilën e ka publikuar në llograrinë e tij në Facebook, Lajçi ka uruar Kurtin, e ka përgëzuar Pacollin, por i ka kritikuar komandantët, të cilët e lëshuan seancën, pak para se të votohej qeveria Kurti, transmeton Mediafokus.info.
Ja poezia e artistit Çun Lajçi
Po
Urime Kosovë
E ty djalosh që denjësisht i dëgjove smirëzitë
Albin
Njimend nji dasem e mirë
Ani se dasmorët ikën para se nusja
Të zbriste nga kali i bardhë
Kështu thanë u kishin dy bajraktarët
Komandantat
E plaku do t’u thoshte
Marren merreni e çojani konakut tuej
Po
U gëzuem Albin dhe t’prift e mbara
Për punë t’mira edhe neve do t’na keshë mbrapa
Por
Burrnore ishte edhe fjala jote Behgjet
Dhe s’mundem pa t’urua e pa t’thanë
T’lumtë për votën e burrninë Bac
/MediaFokus.info/