Vjosa, gruaja e parë që do ta drejtojë Kuvendin e Kosovës
Vjosa Osmani nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është zgjedhur Kryetare e Kuvendit të Kosovës.
Osmani mori 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, për këtë post.
Ajo ka falëndëruar qytetarët e Kosovës që besuan te ndryshimi.
Osmani është zotuar se Kuvendi do ta mbikëqyr Qeverinë e Kosovës.
Ajo ka thënë se gjatë mandatit të saj do t’ia kthejë dinjitetin Kuvendit të Kosovës.
Kryeparlamentarja e zgjedhur ka premtuarn debat demokratik, gjuhë korrekte në parlament, gjatë udhëheqjes së saj./Mediafokus