Nesër në Gjilan hapet qendra për qëndrim ditor, kuzhina humanitare he bujtina për studentët

Humanisti i madh, Halil Kastrati, ka bërë me dije se nësër (e hënë) në Gjilan do të hapet zyrtarisht mega projekti që i ka munguar kësaj komune.

Ai do të shërbejë për qëndrim ditor për të moshuarit, për kuzhinë humanitare dhe bujtinë për student.

Postimi i plotë i Kastratit:

NESËR NË GJILAN! 😊

Nesër në ora 11:00, hapim dyert e një tjetër projekti të bërë realitet!

Një MEGA PROJEKT në zemër të Gjilanit:

🏠 Qendrim ditor për të moshuar
🍞 Kuzhinë humanitare
🎓 Bujtinë për studentë

Një hapësirë ku do të gjejë ngrohtësi i moshuari, bukë i urituri dhe strehë studenti.
Faleminderit çdo bamirësi që u bë pjesë e kësaj historie madhështore.
Zoti kurrë mos ju humbtë!

📍 Nesër, ora 11:00 – Gjilan

Salla e Teatrit,