Nesër nënshkruhen marrëveshjet me bizneset e vogla përfituese nga Programi i Rimëkëmbjes

Nesër, në Ditën e Gruas, do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve me bizneset e vogla përfituese nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, ka njoftuar Qeveria e Kosovës.

Në njoftim thuhet se kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, do të marrë pjesë në aktivitetin “Shënimi i 8 Marsit- Dita Ndërkombëtare e Gruas”.

“Aty do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve me përfitueset e bizneseve të vogla të Grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike 2021 – Masa 4, Faza e dytë”, njofton qeveria.