Nesër protestë për Engjëllin në Gjilan
Nesër, 23.10.2021, bëhet një vit nga vrasja e 19-vjeçarit, Engjëll Smerqaku. Në njëvjetorin e kësaj vrasje enigmatike, nesër organizohet protestë në Gjilan, me kërkesë për zbardhjen e rastit.
19-vjeçari vdiq pasi u therrë me thikë para banesës së tij, në këtë qytet.
“Ne ende jetojmë në ankth, duke mos e ditur se kush e ka kryer këtë vrasje tinëzare”, kanë thënë familjarë të tij për Sinjalin.
“Më datë 23.10.2020 rreth orës 00:06, stacioni policor në Gjilan kanë marr një informatë se ne rrugën “Gjon Sereqi” në Gjilan është një person i lënduar dyshohet me mjet të mprehtë. Patrullat policore ju kanë përgjigjur informatës ku në vendin e ngjarjes kanë gjetur viktimën E. S. (2001). Viktima është dërguar me urgjencë ne spitalin rajonal në Gjilan, më pastaj është dërguar në QKUK në Prishtinë”, kishte deklaruar policia në Gjilan, duke shtuar se deri tash nuk ka të arrestuar.
Rreth orës 01:55 nga QKUK ishte njoftuar se E.S., kishte ndërruar jetë.

