Nesër u jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve që humbën jetën rrugës për në Gjermani
Tre mërgimtarët që humbën jetën në një aksident rrugor, derisa po ktheheshin nga Kosova drejt Gjermanisë, do të varrosen të premten në Ferizaj.
Albinfo.ch ka raportuar se viktimat janë Tahir Tahiri, Gentian Tahiri dhe Laurent Aliu.
Ceremonia e varrimit do të mbahet të premten, më 14 gusht, duke filluar nga ora 17:00, në lagjen Nuhaj, në fshatin Komogllavë të Ferizajt.
Familjarë, të afërm, miq dhe qytetarë pritet të mblidhen për t’u dhënë lamtumirën e fundit tre viktimave të kësaj tragjedie.
Vdekja e tyre ka tronditur familjet dhe komunitetin, ndërsa lajmi për aksidentin ka prekur edhe mërgatën shqiptare në Gjermani.

