Nesër varroset në vendlindje mërgimtari Vesel Avdylaj i cili vdiq në Zvicër
Nesër (e martë) varroset ne vendlindjen e tij në Zabërgjë të Klinës, mërgimtari Vesel Avdylaj, i cili humbi jetën në vendin e tij të punës në Zvicër.
Veseli ishte 32-vjeçar. Vdekja e tij erdhi si pasojë e ngulfatjes nga gazi, në një fabrikë në Zvicër, që merret me prodhimin e vajit për automjete.
Mësohet se ai ka lënë pas vetes gruan, një djalë 3 vjeç, ndërkohë që ishte në pritje të fëmijës së dytë.

