Armë të vjetra kineze ende gjenden në duar të qytetarëve

Në periudhën kohore 13.05.2020 deri më 19.05.2020, sipas statistikave të policisë, në rajonin e Gjilanit kanë ndodhur 26 incidente, ndërkohë që janë arrestuar e ndalur 32 persona.

Sa i përket trafikut, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 9 aksidente me lëndime dhe po kaq (9) me dëme materaile, derisa janë shqiptuar 592 gjoba (tiketa), ka thënë zëdhënësi rajonal i PK-së në Gjilan, togeri Ismet Hashani.

“Armëmbajtje pa leje”

Njësitet Policore nga stacioni policor i Vitisë, me 14 maj 2020, rreth orës15:38 në fshatin Drobesh, komuna Viti, me urdhëresë të Gjykatës, kanë bërë bastisjen e shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarit shqiptar shtetas i Kosovës dhe gjatë bastisjes kanë gjetur dhe konfiskuar: Një armë e gjatë AK 47, prodhim kinez me një karikator si dhe me tre fishekë cal.7.62 mm, 270 fishekë të ambalazhuar cal.7.62 mm. si edhe 15 fishekë cal.12 mm të pushkës së gjuetisë. Po ashtu brenda shtëpisë janë gjetur dhe tri granata dore. Në ora 20:30 Njësia IEDD dhe Forca e Sigurisë se Kosovës, kanë tërhequr mjetet e dyshimta nga shtëpia e të dyshuarit, tri granata dore, prodhim jugosllav, tipi M-52 dhe i kanë larguar nga vendi i ngjarjes. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit në prani të mbrojtësit të tij, ndaj të njëjti me vendim të prokurorit i lëshohet vendimi për ndalje në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Rasti i dedikohet PTH

“Vdekje aksidentale”

Viktima shqiptar shtetas i Kosovës, me 17 maj 2020, rreth orës 17:45, derisa ishte duke shkuar në pyll me traktor, në fshatin Vernakollë, komuna Viti, humb kontrollin mbi traktorin dhe rrokulliset jashtë rrugës, me ç ’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima është transportuar në shtëpinë e shëndetit në Viti, nga familjarët, pastaj me autoambulancë është transportuar në emergjencë Gjilan, ku sipas mjekut kujdestar, si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse dhe me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i kthehet familjes për ceremoni mortore. Rasti është cilësuar nga prokurori “Vdekje aksidentale”.

“Lëndim i lehtë trupor – Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”

Tre të dyshuar, shqiptar shtetas të Kosovës, më 17 maj 2020, rreth 23:00, ishin duke qarkulluar me automjetin BMW me tabela KS, këtu në Gjilan dhe pas një mosmarrëveshje që kanë pasur mes vete, ka ardhur deri tek konfrontimi fizik, ku njëri nga të dyshuarit ka përdorur një thikë duke e goditur në pjesën e epërme të krahut njërin nga të dyshuarit, që ishte me ta. Dy nga ta kanë pranuar ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit, që të tre të dyshuarit ndalen në mbajtje për 48 orë. Ndaj tyre rëndojnë akuza për “Lëndim i lehtë trupor – Mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”. Rasti është duke u hetuar.

“Armëmbajtje pa leje”

19.05.2020, Kamenicë, fshati Feriqevë: I dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës është takuar nga Policia e Kosovës nga stacioni policor i Kamenicës ku e kanë ndalur në një kontroll rutinë të dyshuarin dhe gjatë kontrollit në bel i është gjetur dhe konfiskuar Arma : Revole TT e kalibrit 7X62 mm. Një Karikator me shtatë (7) copë fishekë të Kalibrit të njëjtë për te cilën i dyshuari nuk kishte leje për mbajtje te Armës. Rasti me procedurë të rregullt i referohet PTH-së.

“Dhunë familjare”

I dyshuari shqiptar shtetas i Kosovës me banim në Kamenicë me 19 maj 2020 rreth orës 18:40, pas një mosmarrëveshje me bashkëshorten e tij i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj duke e sulmuar, goditur me grusht me që rast i ka shkaktuar Lëndime të lehta trupore. I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës dhe pas procedurave ligjore, me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti procedohet në PTH-së./mediafokus.info