Neurologun e njohur po e frikëson lëvizja e madhe e qytetarëve  

Lëvizja e madhe e qytetarëve në Prishtinë, po e shqetëson neurologun e njohur kosovar, dr. Adnan Biqkaj, shkruan portali Mediafokus.info.

Biqkaj, që është specialist i neurologjisë dhe asistent i angazhuar në lëndën e Neurologjisë, në Fakultetin e Mjekësisë të Unirversitetit “Hasan Prishtina”, thotë për Mediafokus.info se po e frikëson ajo që ka parë sot në Prishtinë.

“Do të presim si do të zhvillohet situata epidemiologjike dhe t’i përshtatemi asaj. Dhashtë Zoti të shpëtojmë lehtë, e kjo shumë varet nga qytetarët dhe organet tjera të shtetit, pasi që lëvizja e qytetareve duhet të jetë minimale. Sot, në Prishtinë, kam parë lëvizje të dukshme të qytetateve që më bënë të frikësohem se nuk do të kemi situatë të mirë epidemiologjike, e cila mund të rritet deri në nivelin sa të ngulfat sistemin shëndetësor, edhe ashtu të brishtë”, ka thënë specialisti i neurologjisë, Adnan Biqkaj./Mediafokus.info/