Neuropsikiatri Agani: E kam pritë që Kosova do të përballet me këtë shkallë të dhunës

Ai tha kjo shkallë në rritje do të jetë “çdoherë e më intensive.

“T’ju them të drejtën, unë si profesionist i cili ka tani 40 vite që jam në këtë fushë për të ofruar shërbime të shëndetit mendor, në një mënyrë e kam pritë se Kosova në një periudhë kohore do të ballafaqohet me një shkallë të tillë të dhunës, e cila për fat të keq unë mendoj se do të jetë çdoherë e më intensive dhe më e lartë, duke marrë parasysh situatën e përgjithshme, edhe politike, edhe sociale, ekonomike”, tha ai.

Ish-ministri i Shëndetësisë përmendi emigracionin, që tha se “e ka komplikuar gjithë situatën”.

Në rastin e Naim Murselit, i cili dyshohet se porositi vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademaj, Agani tha se “këtu kemi të bëjmë me disocim”.

“Të ulesh në tavolinë me gruan dhe fëmijët dhe e di se pas gjysmë ore gruaja nuk do të ekzistojë… këtu kemi të bëjmë me një disocim, një çarje, një largim të mendimeve dhe emocioneve, pra mungesë të empatisë, një ftohtësi ekstreme. Këto janë veçori të vrasësve”, tha ai.

Vrasësve të tillë, Agani tha se krimi iu ngjallë kënaqësi.

“Këto veprime të zbrazjes së pakontrolluar të agrtesivitetit, në individin që e bën vrasjen ngjallë kënaqësi, ngjallë emocione të shkarkimit dhe të kontrollit të plotë të situatës… Këto janë përshkrime të autopsive psikologjike të këtyre rasteve”, tha ai.

Agani tha se nga veprimet e Naim Murselit në varrimin e Liridona Ademajt profesionistët mund të këshin vërejtur ndonjë gjë të pazakontë.

“Komunikimi joverbalë që këta individë e bëjnë ngannjëherë flet shumë më tepër se fjalët e tyre”, tha ai.

“Prej fotografive mund të vërehet një ftohësi emocionale e çuditshme, posaçërisht në disa video”, tha Agani.