494 mjekë janë infektuar nga COVID-19 në Kosovë, 200 nga ta janë raste aktive
Mbi 1.200 punëtorë shëndetësorë janë infektuar nga COVID-19 në Kosovë, prej të cilëve 494 mjekë, ku 200 janë ende raste aktive, raporton Mediafokus.info.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Plaurat Sejdiu.
“494 mjekë janë infektuar, ku 200 nga ta janë ende raste aktive. Ky numër është shqetësues duke pasur parasysh kapacitetet që kemi dhe numrin e plakur të mjekëve”, ka thënë ai për Dukagjinin.
Kujtojmë se numri total i të infektuarve në Kosovë ka shkuar në mbi 12 mijë./mediafokus.info/