Shkon në 12 mijë numri i të infektuarve me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i të infektuarve me COVID-19 është 12.006 raste, nga 45.868 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 438 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 245 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 7.929 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.639.

Ndryshe, një ditë më parë ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se nga sot testimet për COVID-19 mund të bëhen edhe tek QKMF-të.