Nevzad Isufi, Ismajl Kurteshi, Alban Hyseni e Labinotë Demi-Murtezi mbetën me pak vota
Gazeta online Mediafokus.info ka siguruar listën e më të votuarve për kandidatë për deputetë nga radhët e LVV në Gjilan, në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të kësaj partie.
Numrin më të madh të votave e morën Arbëreshë Hyseni – Kryeziu, (48 vota), Arjeta Rexhepi (43), derisa numër të barabartë të votave morën Nehat Osmani e Luan Aliu, nga 42 dhe i mbetet Kryesisë Qendrore të vendosë për rastin e tyre.
Ndryshe nga ta, me më pak vota kanë mbetur dy deputetët e legjislaturës së fundit, Labinotë Demi-Murtezi (35) dhe Alban Hyseni (33).
Kryetari i Qendrës së LVV-së në Gjilan mbeti me vetëm 31 vota, derisa ish-deputeti Ismajl Kurteshi me 30 vota.
Sipas Statutit të LVV-së, një e katërta e listës së kandidatëve për deputetë plotësohet nga Kryesia Qendrore në Prishtinë. /Mediafokus.info/

