Nexhmedin Spahiu “godet” votuesit e VV-së: 51% janë ‘zibidi’, janë ‘fukare’

Analisti politik, Nexhmedin Spahiu teksa ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për rritjen e pagave, ka goditur me kritika e ironi edhe votuesit e tij.

“Profili i Vetëvendosjes janë zibidia, janë fukareja, janë diaspora”, ka thënë Spahiu.

Megjithatë, ai është kundërshtuar nga zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, i cili i ka thënë se “qytetarët e Kosovës nuk mund të quhen zibidi”.

“Pavarësisht që do të doja që ata 51% ta kishin votuar partinë time LDK-në nuk do t’i quaja zibidi qytetarët e Kosovës”, tha Mustafa.