Mysafire e “Vjeshtës…” së Gjilanit, këtë të shtunë është Donikë Dabishevci
Në veprimtarinë e tretë të edicionit të 15-të të Manifestimit tradicional “VJESHTA LETRARE E GJILANIT/2024”, kësaj radhe mysafire do të jetë, studiuesja dhe poetja e mirënjohur kosovare, DONIKË DABISHEVCI dhe vepra më e re e saj, e botuar gjatë këtij viti, e cila dhe u zgjodh në Panairin e Librit “Prishtina 2024”, LIBRI MË I MIRË I POEZISË
“E GJITHKOHSHMJA ANDËRR”
Pritet të flasin për librin:
Halil Matoshi, shkrimtar e publicist
Zyrafete Shala, krtike letrare
Arsim Halili, studiues i letërsisë dhe poet
Natyrisht do të lexohen dhe poezi të kësaj poeteje, nga artistja e skenës letrare, Zanë Mali.
Po edhe vetë DONIKA i ka do fjalë për ju…