“Kundër”, Kusari-Lila urdhëron deputetët e VV-së si të votojnë ligjin për veturat më të vjetra se 10 vjet
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku në seancën e sotme ka kërkuar që të ndryshohet ligji për automjete, i cili ndalon importimin e veturave më të vjetra se 10 vjet.
Lushtaku ka thënë se ky ka qenë shqetësim i familjeve me të ardhura më të vogla, të cilat nuk kanë mundësi të blejnë vetura të shtrenjta.
Lëvizja Vetëvendosje ka votuar kundër kësaj, e siç shihet në disa pamje, një gjë e tillë u kërkohet deputetëve nga shefja e tyre, Mimoza Kusari-Lila.
Kryetarja e komisionit që është marrë me këtë çështje, Fitore Pacolli, u bëri thirrje deputetëve të votojnë kundër, pasi sipas saj, ka propozime joprofesionale.
Ndërkohë, në një mesazh të kapur nga Nacionale, Mimoza Kusari – Lila “urdhëron” po ashtu deputetët e VV-së që të votojnë kundër.
Propozimi për ndryshimin e ligjit nuk kaloi, duke marrë 52 vota kundër, pesë abstenim dhe vetëm nëntë për.
