Nga 18 maji shtohen minutat e lëvizjes për qytetarë, lejohen të punojnë biznese të tjera

Qeveria e Kosovës ka njoftuar përmes një konference për media, se nga 18 maji, qytetarëve u shtohen minutat e lëvizjes si dhe lejohen të punojnë biznese të tjera.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se nga data 18 maj, ,mund të lëvizin dy herë nga dy orë në ditë, sipas shifres të parafundit të numrit personal të letërnjoftimit.

Nga data 18 maj do të hapen edhe disa nga operatorët ekonomikë.

“Faza e dytë nënkupton hapje më të madhe të ekonomisë dhe lëvizje të shtuar të qytetarëve që nënkupton mundësi të madhe të infektimit cka nënkupton se duhet të kemi kujdes të dyfishtë”, ka thënë Kurti.

Nga data 18 maj do të hapen floktarët, stomatologët dhe fizioterapeutët, tregtarët me pakicë, gastronomia take-way, transporti hekurudhor, ai urban dhe ndërurban me leje të veçanta./mediafokus