Nga 22 marsi të gjitha nivelet arsimore do të shkojnë në pushim një javor
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se nga 22 marsi i gjithë niveli arsimor do të jetë në pushim një javor, raporton Mediafokus.info.
Zemaj e ka bërë të ditur lajmin pas një takimi që ka mbajtur me përfaqësues të ministrisë së Arsimit dhe IKSHPK-së.
“Në javën e fundit ka pasur rritje të rasteve edhe dje së bashku me institutin kemi komunikuar dhe sot e përcjellë mënyrën e punës që e kemi bërë gjatë muajve të verës e kemi ardhur në disa konkluzione që ditën e nesërme do t’i analizojmë dhe do të vijmë me një përfundim dhe vendim dhe interesimi jonë është që të shkojmë pesë ditë përpara“, tha ai.

