Një i vdekur dhe 17 raste pozitive me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

– Nga 1.774 testime, 17 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
– Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.
– Sot janë shëruar 112 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.791.
– Në total numri i rasteve aktive është 531.

Të dhënat e detajuara mund t’i gjeni në KËTË LINK