Nga 33 persona sa po trajtohen nga koronavirusi, 3 janë në gjendje të rëndë

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës po trajtohen gjithsej 33 pacientë me koronavirus.

Infektologu Salih Ahmeti ka thënë për express se shtatë prej të infektuarve janë në gjendje të rëndë, sidomos tre prej tyre.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar mbrëmë edhe dy raste të reja me koronavirus,

Numri i rasteve në gjithë vendin ka shkuar në 88.

Sipas IKSHP’së, një prej rasteve është me vendbanim në Gjakovë dhe tjetri në Prishtinë.

Në Gjilan, fatmirësisht, të gjitha rastet e testaura në Zhegër, si persona kontakti, kanë rezultuar negativ.

Edhe personi i infektuar me virus, nga ky fshat, ka dalë negativ dhe sipas protokollit mjekësot, konsiderohet i shëruar/mediafokus.info