Nga 420 mostra, 119 raste pozitive dhe 92 të shëruar

Në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 420 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilave rezultojnë 119 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive është 5.237 nga 29.060 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 112 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 92 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot shkon në 2.462 raste.

Në konfercenën e mbajtur për medie lidhur me rezultatet ditore të COVID-19, drejtori i IKSHP-së, Dr. Naser Ramadani, ka thënë se situata ka filluar të normalizohet, të jetë më e qetë dhe nën kontroll me gjurmimin e të gjitha rasteve.

Prishtina – 63 raste, Gjakova – 12 raste, Drenasi – 6 raste, Fushë Kosova – 5 raste, Peja – 5 raste, Podujeva – 5 raste, Skenderaj – 3 raste, Ferizaj – 2 raste, Deçani – 2 raste, Gjilani – 2 raste, Istogu – 2 raste, Kaçaniku – 2 raste, Lipjani – 2 raste, Vushtrria – 2 raste, Obiliqi – 2 raste, Kamenica, Kllokoti, Mitrovica dhe Rahoveci – me nga një rast.