Nga java e ardhshme Shqipëria i hap kufijtë për bashkëkombas
Nga java e ardhshme, Shqipëria do të hapë kufijtë tokësorë me fqinjët për të gjithë shqiptarët, qofshin me pasaportë të Shqipërisë, me pasaportë të Kosovës, të Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi.
Lajmin e bëri të ditur sot kryeministri Edi Rama, i cili megjithatë bëri thirrje për kujdes nga pandemia.
Kryeministri kujtoi se çfarë bëhet në BE me qarkullimin e lirë, djuke thënë se Shengeni, deri më 15 qershor është i mbyllur.
“Në luftën globale me pandeminë, Shqipëria ka një histori të padiskutueshme suksesi”, tha Rama.

