Nga këto komuna janë 28 rastet e fundit me Covid
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar mbi 3 mijë mostra dhe vetëm 28 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Numri total i rasteve aktive është 2.487 në gjithë vendin.
Rastet pozitive janë nga këto komuna: Lipjan e Prishtinë nga 5 raste, Gjakovë 4 raste, Gjilan e Mitrovicë nga 3 raste, Prizren 2 raste dhe nga një rast – komunat Drenas, Ferizaj, Fushë-Kosovë, Istog, Pejë dhe Vushtrri.

