Nga këto komuna janë tri rastet e fundit të vdekjes me COVID

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, shkruan Mediafokus.info

Në Ferizaj e ka humbur betejën me COVID një 84 vjeçar, në Gjilan ka vdekur një 75-vjeçar, kurse në Rahovec – një 83-vjeçar.

Në 24 orët e fundit, numri i personave të vdekur me COVID 19 ka shënuar rënie, për dallim nga një ditë më parë kur ishin raportuar 10 të vdekur.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve me COVID, prej kur ka filluar pandemia në Kosovë, ka arritur në 1571 persona. /Mediafokus.info