Nga sot mund ta shkarkoni certifikatën elektronike të vaksinimit në eKosova

Qytetarët e Kosovës të vaksinuar kundër COVID-19 nga sot mund ta shkarkojnë certifikatën elektronike nga portali eKosova, shkruan Mediafokus.info

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë (MSH), e cila ka treguar edhe hapat që duhet ndjekur për shkarkimin e certifikatës elektronike.

MSH u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos marrin kartela digjitale nga operatorë dhe individë të paautorizuar, sepse ato nuk janë të vlefshme.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ju njoftojmë se nga sot, secili person i vaksinuar mund të shkarkojë certifikatën elektronike të vaksinimit nga platforma https://ekosova.rks-gov.net/.

Për ta shkarkuar certifikatën elektronike, gjeni më poshtë hapat në ilustrim.

Në të njëjtën kohë, ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos bëjnë shpenzime duke marrë kartela digjitale të operatorëve dhe individëve të ndryshëm të paautorizuar, sepse të njëjtat nuk janë kartela të vlefshme dhe për më tepër, rrezikojnë të keqpërdorin edhe të dhënat personale të qytetarëve.