Nga të dhënat e para nga terreni, prin Shpejtim Bulliqi
Nga të dhënat e votave të para të numëruara, në Podujevë po udhëheq Shpejtim Bulliqi. Mbetet të shihet nëse do të kalojë në balotazh.
Në numërimi i deritanishëm i votave në Podujevë, po prin kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi.
Express mëson se ai është në epërsi të votave, megjithatë akoma nuk dihet nëse VV do t’i fitojë sonte zgjedhjet, apo do të shkohet në balotazh.
Nëse vazhdon ky rezultat, atëherë LDK’ja për herë të parë në 20 vjet nuk fiton në komunën, që konsiderohet bastion i saj.

