Ngelin në rrugë udhëtarët nga Kosova që po udhëtonin për Gjermani

Mbi 100 udhëtarë nga Kosova që kanë marrë rrugë drejt Gjermanisë, kanë mbetur në rrugë, në Hungari, pasi autobusi i kompanisë ‘Barileva Turist’ është prishur.

Udhëtarët thonë se ka tash e nëntë orë që kanë mbetur në autobusin e prishur, duke pritur që të zëvendësohet automjeti për ta vazhduar rrugën.

Njëri prej tyre, që ka dashur të mbetet anonim, ka thënë se janë pa ngrohje dhe që u janë shpenzuar ushqimet që kanë pasur me vete.

KlanKosova.tv ka kontaktuar kompaninë për të marrë versionin e tyre për rastin, mirëpo nga ta kanë thënë vetëm  “jemi shumë të zënë me punë”, duke mos dhënë sqarime.

Video të dërguara nga udhëtarët për ta treguar vendndodhjen: