Ngjarje e rëndë në kryeqytet, dyshohet për dy viktima

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në kryeqytet ndërsa raportohet për një vrasje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Freskut.

Sipas News24 dyshohet për dy viktima, ndonëse ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Sipas informacioneve të para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje në familje, ku thuhet se vëllai ka vrarë vëllain dhe më pas edhe veten.