Ngrihet tenda në hapësirat e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit

Në hapësirat e Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, nga ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, është ngritur tenda që ka për qëllim trajtimin e pacientëve të cilët dyshohen se mund të jenë të prekur me koronavirus.

Tenda do të ketë edhe me shtretër dhe paisje tjera të nevojshme.

Tendat bëjnë triazhimin e të dyshuarve dhe janë në funksion të parandalimit të rritjes së COVID19.

Tenda mundëson që personat që vijnë me simptoma dyshuese për koronavirus, të mos futen direkt në Klinikën Infektive të Spitalit Regjional.

Po ashtu, ngritja e tendave i kontribuon edhe nivelit të gatishmërisë në rast të përshkallëzimit eventual të situatës./mediafokus.info