Rritet numri i rasteve me Covid, sot 36 rezultojnë pozitivë

Sot më 6 qershor janë testuar 201 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe kontaktet në terren dhe me Covid 19 dhe pozitivë kanë rezultuar 36 raste.

Rastet pozitive janë nga komuna e Vushtrrisë – 24 raste (sipas vendbanimit: 15 Nedakoc, 6 Vushtrri, 2 Novolan dhe 1 Reznik), komuna e Mitrovicës – 6 raste (sipas vendbanimit: 6 raste Mitrovicë) dhe Fushë Kosovë – 6 raste (sipas vendbanimit: 6 Miradi e Poshtme).

Sot më 06 qershor 2020, janë shëruar 8 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 884 raste./mediafokus.info