Nigeri: Covid 19 vret 11 persona, 18 ekzekutohen nga policia për mos zbatim të masave

Në Nigeri, raportohet se forcat e policisë dhe ushtrisë kanë vrarë 18 persona.

Sipas mediave vendase, policia dhe ushtria nigeriane janë përpjekur për të zbatuar me çdo kusht masat e bllokadës së koronavirusit, por kjo ka shkaktuar konfrontime të ashpra me vendasit.

Trazirat janë regjistruar në qytetin e Lagos dhe kryeqytetin Abuja.

Grupet e të drejtave të njeriut në Nigeri thonë se shifra e viktimave është më e lartë, sesa vetë numri i të vdekurve nga COVID-19 në vend.

Deri më tani në Nigeri janë regjistruar 407 persona të infektuar me virusin vdekjeprurës.

Prej këtyre: 128 janë shëruar, 12 kanë vdekur, ndërsa 267 janë ende raste aktive.

Komisioni Kombëtar i të drejtave të Njeriut tha se kishte dokumentuar “105 incidente të shkeljes së të drejtave nga forcat e sigurisë” në 36 rajonet e Nigerisë. Ata thanë se mes ankesave ishin dhe “vrasjet jashtëgjyqësore që shkaktuan 18 vdekje”.

Në një kohë kur Covid-19 ka shkaktuar vdekjen e 11 viktimave, agjentët e sigurisë kanë kryer 18 ekzekutime jashtëgjyqësore./mediafokus.info