Nis kthimi i madh i mërgimtarëve, pritje deri në një orë në dalje të Kosovës

Pushimet e këtij viti tashmë janë në përmbyllje për mërgimtarët dhe shumica e tyre kanë nisur të kthehen në shtetet ku jetojnë e punojnë.

Kthimi i tyre ka krijuar kolona në pikëkalimet kufitare, kryesisht në dalje nga Kosova.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar te Dheu i Bardhë, deri në 60 minuta.

Pritje janë raportuar edhe në pika të tjera kufitare.

Në Jarinjë pritjet në dalje arrijnë deri në 25 minuta, ndërsa në Merdarë deri në 15 minuta.

Në pikëkalimet e tjera kufitare nuk janë raportuar pritje të gjata në dalje të Kosovës.

Ndërkohë, në hyrje të Kosovës, pritjet janë kryesisht më të shkurtra.

Në Merdarë pritjet zgjasin deri në 15 minuta, ndërsa në pikat tjera nuk ka pritje të gjata.