Nis seanca e jashtëzakonshme për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara
Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është shqyrtimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.
Në sallën e Kuvendit tashmë ndodhen 101 deputetë deputetë nga partitë parlamentare, ndërsa Lista Serbe nuk ka marrë pjesë në seancë.
Gjatë kësaj seance pritet të zhvillohet votimi për ndryshimet në ligjin që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

