Nis seanca në Gjykatën Speciale, ish-krerët e UÇK-së do ta dëgjojnë aktgjykimin
Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur seanca ku pritet shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi do ta dëgjojnë arsyetimin e aktgjykimit, të cilin do ta kumtojë kryetari i Trupit Gjykues në këtë rast, Charles Smith.
Vendimi për katër ish-drejtuesit e UÇK-së pritet në fund të një gjykimi që ka shkuar shumë përtej kuadrit ligjor. Në Kosovë, ku ish-guerilasit mbeten heronj, kjo gjykatë speciale rihapi plagët e luftës.
Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi u arrestuan dhe u dërguan për në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë më 4 dhe 5 nëntor 2020.

