Nis seanca për zgjedhjen e Presidentit, ja sa deputetë janë në sallë
E plotësuar – Kryetari i Kuvendit të Republikës, Glauk Konjufca, ka njoftuar se edhe dy deputetë të PDK-së janë futur në sallë dhe rrjedhimisht të pranishëm në total janë 84 deputetë.
Nis seanca për zgjedhjen e Presidentit. Kryekuvendari Glauk Konjufca ka bërë të ditur se në sallë janë 82 deputetë, raporton Mediafokus.info.
“Në sallë janë të pranishëm 82 deputetë dhe e kemi kuorumin e mjaftueshëm për të proceduar më tutje”, ka thënë Konjufca, raporton Mediafokus.info.
Aktualisht po flet shefja e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lila, e cila po e lexon biografinë e kandidates për Presidente, Vjosa Osmani./Mediafokus.info/