Nis shtëpia e re për familjen Selimi në Nasalë

Familja Selimi në Nasalë të komunës së Gjilanit, së shpejti do të bëhet me shtëpi të re, ku mund të bëjë një jetë normale.

Sot në këtë fshat i është vënë gurthemeli shtëpisë së Nexhip Selimit, e cila do të ndërtohet nga donatorë të ndryshëm, të cilët janë ofruar për ta ndihmuar këtë familje.

Nexhip Selimi tash e sa vite jeton në një shtëpi e cila nuk i plotëson as kushtet elementare për jetesë.

Shtëpia e vjetër nuk mund të rinovohej.

Prandaj, njerëzit e vullnetit të mirë u bashkuan që ta ndihmojnë këtë familje.

Nexhipi njihet si person i sjellshëm dhe i dashur, bujar e zemërgjerë. Si elektricist, në shumë raste ka ofruar shërbime falas e sidomos njerëzve në nevojë.

Por, tani nuk është në gjendjen ta kryej profesionin e tij për shkaqe shëndetësore.

Aksionin për ta ndihmuar këtë familje e ka udhëhequr një këshill organizativ në përbërje: Ali Selimi (Nasalë), Muhadin Haziri (Zhegër), Emin Emini (Lladovë), Sokol Godeni (Zhegër)./Mediafokus