Nis votimi për kryetar të LDK-së
Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ka nisur votimin për kryetar të partisë, ku garojnë tre kandidatë, Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku dhe Besian Mustafa.
Nëse në rundin e parë asnjëri nga kandidatët nuk merr mbi 51 për qind të votave, atëherë mbahet edhe rundi i dytë i votimit mes dy kandidatëve që kanë siguruar numrin më të madh të votave.
Kandidat favorit duket të jetë Lutfi Haziri.

