Përfundon votimi në Kuvendin Zgjedhor të LDK’së, nis numërimi i votave

329 delegatët prezentë kanë votuar në Kuvendin Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e liderit të ri, raporton Mediafokus.info.

Pas pak minutash do të zbardhet sa vota mori Lutfi Haziri, Lumir Abdixhiku e Besian Mustafa.

Mësohet se favorit për t’u zgjedhur në pozitën e të parit të kësaj partie është Lutfi Haziri.

Mediafokus.info do t’ju mbaj të informuar për rezultatin në kohë reale.