Nismë e re për bartjen e shamisë në shkolla

Në nen nuk përmendet shamia, por bazuar në të, e njejta është ndaluar në shkolla.

Paragrafi në udhëzimin administrativ që ndalon uniformën fetare, po konsiderohet me dykuptimësi, andaj në Ministrinë e Arsimit, shkoi kërkesa për shfuqizim.

Pas shkresës zyrtare, edhe në rrjete sociale nisi një kampanjë për ta përshpejtuar këtë proces.

Udhëzimin e 2014-tës, e konsideron pa bazë ligjore e diskriminues edhe njohësi i arsimit, Rinor Qehaja.

Në përgjigjen që Ministria e Arsimit i dërgoi televizionit, thuhet se çështjen po e trajtojnë me kujdes, derisa thonë se e drejta për shkollim nuk mund ti mohohet askujt.