Një 13-vjeçar gjendet i pajetë brenda makinës në garazhin e banesës

Në një njoftim për mediat, policia thotë se i mituri dyshohet të ketë humbur jetën nga asfiksia.

Momentalisht rrethanat e ngjarjes së rëndë nuk janë të qarta.

Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia”, njofton policia.